Ish-ministri i Shëndetësisë lavdëron punën e Arben Vitisë, thotë se menaxhoi mirë situatën me Covid-19


Ish-ministri Agani u pyet edhe për punën e ish-ministrit Arben Vitia i cili udhëhoqi Ministrinë e Shëndetësisë për tre muaj.

Ai tha se Vitia e ka menaxhuar mirë situatën me Coronavirus duke e vë në funksion të gjithë Ministrinë e Shëndetësisë për zbatimin e rekomandimeve të Institutit të Shëndetit Publik për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit.

“Ministri Vitia mendoj se e ka menaxhuar mirë situatën në muajt e parë të ballafaqimit me këtë virus, në radhë të parë duke e vënë në funksion të gjithë aparatin politik të MSh-së dhe shërbimet e kësaj ministrie në shërbim të rekomandimeve të Institutit. Pra ka qenë në funksion të plotë realizimi i rekomandimeve, kërkesave dhe mendoj me një konsistencë dhe stabilitet i ka zbatuar ato rekomandime gjë që ka rezultuar në fund të tre mujorit me rezultate inkurajuese si me numër të të infektuarve ashtu edhe të të vdekurve krahasuar me shtetet e rajonit”