Ish-agjenti i SHIK-ut flet për “Dosjet” e Gjykatës Speciale në zyrat e OVL-UÇK: A janë aty edhe 500 dosjet kunder LDK-së dhe Ibrahim Rugovës?


Ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish agjenti i SHIK-ut, ka folur për 4 mijë “Dosjet” e Gjykatës Speciale.Këto “Dosje”, supozohet të jenë të Gjykatës Speciale, dëshmitë e dëshmitarëve, sipas krerëve të organizatavë të dala nga lufta OVL-UÇK.Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit, “Dosjet” në fjalë, janë dërguar nga një person me maskë e kapelë, por që mbetet akoma i panjohuar se kush ishte.E pas kësaj, OVL-UÇK-ja, “dosjet” në fjalë ua dërgoi disa mediave për publikim.

Kjo bëri që hetuesit e Specialës të konfiskojnë këto “dosje” në zyrët e OVL-U↕K-së dhe të një medies në Prishtinë.Megjithatë, sipas Miftari kjo është veçse një mashtrim, pasi që ai thotë se ato dosje u dërguan aty në një paketë të vezve.Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se kjo është nivel i inteligjencës artificiale të sekserave të Hashim Thaçit.“4000 dosje në një paket të vezve të pules .40×60 !🤔🤭🤫🤪 niveli i inteligjencës artificiale e sekserave të Hashim Thaçit me disa milionerë – profiter tjerë të pas luftës, jet vetëm për të iu deshiruar sukses në të ardhmen në përmisim të intelit!”, shkruan Miftari, përcjell gazeta “Bota sot”.Ai pyet se a mos ishin aty edhe 500 dosje të R.Marës kundër LDK-së dhe njerëzve të Ibrahim Rugovës.