Isa dhe Hashimi po e luajnë lojën. PDK në pushtet, Ramushi as president as në Qeveri


Isa dhe Hashimi po e luajnë lojën. PDK në pushtet, Ramushi as president as në Qeveri.U takuan, Isa, Ramushi dhe Fatmiri, secili me idenë e vet se si të arrij të mashtrojnë njëri tjetrin.Këta, asnjëri nuk e durojnë dot njëri tjetrin, në përgjithësi në klasën politikë shqiptare, urrejtja në mes liderëve të partive politike tejkalon aspektin njerëzor

Secili e njohin njëri tjetrin si armiq, jo si rival politikë, edhe kur janë bashkë edhe kur nuk janë urrehen, thjeshtë maskohen. Kështu vepruan edhe sot, të tre këta, secili me interesat e tija, kryesisht për interesa personale.Kosova, për ta është kamuflazh, për të arritur qëllimin e tyre: të vazhdojnë të jenë të pasur dhe në pushtet, përmes pushteti ruhet dhe shtohet pasuria e tyre. Hipokrizia e tyre s’ka kufi. Asnjëri gat a nuk e dëshironte PDK në pushtet, sot të tre i luten asnja, për këtë edhe i shkuan Dullës në pushtet për të riformatizuan qeverinë, për të tejkaluar brishtësinë e kësaj qeveria, ata e duan PDK në pushtet.

Kjo e fundit, ndonëse është deklaruar se do të mbetet në pushtet, ideja se do të jenë përsëri në pushtet iu zgjon nostalgjinë, dëshirën dhe merakun. Duket se Isa ka marr një OK nga Thaçi për të përgatitur terrenin që PDK të futet në pushtet, dihet se Kadriu është vetëm bartës i kryetarit, kryetar i vërtetë është Hashim Thaçi.

Edhe kur urrehen, prapë se prapë pushteti i mban, këta kanë pazare dhe jo parime, dhe në këtë drejtim për ta çdo gjë shitet dhe blihet. Në kohën kur kemi mbi 10 të vdekur çdo ditë, këta kanë hallin se kush do të jetë president, këta s’kanë dinjitet, as njerëzi, kanë vetëm interesa, dhe për këto interesa urrehen realisht, dhe dashurohen fallso, sepse pa njëri tjetrin nuk jetojnë. Pazarin e kanë mes vete, ndërsa populli është vetëm votë, i shkret, i varfër dhe i mjerë.

Viktimat shtohen nga pandemia dhe ministri deklaron se gjendja po stabilizohet, varfëria rritet dhe këta premtojnë se vendi do bëhet parajsë. Të njëjtat figura që 20 vjet, të njëjtat premtime dhe mashtrime, populli varfërohet, këtyre u shtohet pasuria. Për pozitë edhe “vriten”, urrehen, sepse asgjë nuk ka për ta rëndësi se fama dhe pushteti.

Këta do të prishen shpejt, me gjasë Ramushi do e pësojë prapë, si shumë herë, amator ka mbetur në politikë, të gjithë e kanë shfrytëzuar për interesat e tija dhe kurrë nuk u mbush mend. Sillet kah sillet, prapë se prapë LDK dhe PDK bashkë, më konkretisht klani Isës me Hashimin.