Infektologu Sadiku: Qeveria të rris më shumë kontrollin – rritja e rasteve me COVID-19 mbingarkon stafin spitalor


Infektologu Izet Sadiku, ka thënë se rritja e rasteve, javën e fundit që ka ndodhur në Kosovë, manifestohet edhe me rritjen e kërkesave të pacientëve për trajtim në spital.Megjithatë ai për Klan Kosovën, u shpreh se aktualisht në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 80 pacientë me koronavirus, 70% prej tyre me oksigjenoterapi.”Tani kemi rreth 80 pacientë që janë të hospitalizuar në Klinikën Infektive, prej të cilëve 70% e tyre janë me oksigjenoterapi”.”Dy pacientë janë duke u ndihmuar me cipap, ndërsa dy të tjerë janë në gjendje më të rëndë, kurse të tjerët janë në një gjendje stabile”.

”Rastet e fundit kanë treguar që kemi veç një valë të dytë në vendet europiane. Klinika Infektive ka 120 deri 130 shtretër, pra mbi këtë numër, klinika nuk ka kapacitete të tjera për trajtim”.”Prandaj jemi duke bërë përpjekje që numri i rasteve të reja të jetë sa më i vogël, sepse numri në rritje i rasteve të reja mbingarkon edhe stafin spitalor ku do ishte e nevojshme edhe kërkesa për masa të reja”.”Duhet ta përmendim që Ministria e Shëndetësisë ka bërë një punësim të madh, ku së fundi ka bërë punësimin e rreth 700 punëtorëve shëndetësorë. Me të vërtetë ka qenë një ndihmesë e madhe për klinikën tonë”.

”Ndihmesa më e madhe shkon për pacientët e hospitalizuar sepse ata kanë nevojë për praninë e punëtorëve shëndetësorë”.Pati shtrëngim të masave në dy muajt e fundit – por shifrat po rikthehen prapë, cili është apeli juaj për qytetarët tani?”Kemi hyrë në një fazë ku shumica e veprimtarive kanë qenë të lejuara. Sa më shumë që ka pasur lirim të masave do duhej të rritej përgjegjësia e qytetarëve”