“I kisha tre po Zoti deshti me m’i marrë dy” – Rrëfimi i babait të dy djemve që h umbën jetën tr agjikisht në Gjermani


“Si zakonisht, djemt cdo mëngjes zgjoheshin në ora 6:30 për të vazhduar rrugën për në shkollë, unë gjendem në Gjermani në landin e Bavarisë, jam afro 30 vite në Gjermani prej demonstratave të pr illit 1989. Kisha tre djem, atë ditë si zakonisht ishin duke shkuar në shkollë. Si cdo mërgimtar në Gjermani, që shumica kanë ardhë prej kushteve të vë shtira e shumica prej vë shtirësive nga okupatori serbë. Gruaja është me profesion mësuese, i ka marrë djemt për t’i cuar në shkollë. Aty ku është rruga e trenit, është edhe rruga për të kaluar automjetet”, ka thënë Arifaj në rrëfëimin që e përcjell Periskopi.

“Vonesa që të mos lëshohen pengesat për automjetet, Zoti ka dashtë me ma lanë vec një. Kanë tentu më atë fr igën se tuj iu ikë treni për shkollë, dhe mendimi im është që trenin që e kanë pa, kanë mendu që është i ndalun dhe s’ka tjetër, mirëpo në atë m oment ka ardhë treni për në anën tjetër, në mo mentin që kanë dalë, 3 djem kanë qenë, po dy kanë dalë, e i ka marrë dy djemt e vogël, Hasanin dhe Blerianin, Hasani ishte 17 vjecar, kurse Bleriani 14 vjecar. Treni me atë shpejtësinë e madhe i mori përpara dhe humbën jetën tr agjikisht aty”, ka thënë ai, përcjell Periskopi.