I Dërguari Allahut la Ka Premtuar Xhenetin Atij Që Bën Këtë Vepër..! Vepër Mdhështore..!


I Dërguari i Allahut alejhi selam i nxit besimtarët që të vizitojnë të së’murët, duke u premtuar shpërblime të mëdha.Në një transmetim të Thevbanit r.a., i Dërguari alejhi selam premton fruta të Xhenetit:“Kur një musliman shkon për të vizituar vëllain e tij musliman, ai gjendet në hurfën e Xhenetit derisa të kthehet.” Dikush pyeti Alejhi selamin:“E çka është hurfa e Xhenetit?” Ai u përgjigj:“Ajo është frut i Xhenetit.”Hadithin e shënon Muslimi në Sahih

I Dërguari alejhi selam i ka premtuar Xhenetin atij, i cili përveç tjerash, viziton edhe të sëmurin.Në një thënie të Ebu Hurejres r.a. kjo qartë paralajmërohet. Në të vërtetë, i Dërguari i Islamit alejhi selam ka pyetur:“Kush ka agëruar sot?”Ebu Bekri u përgjigj:“Unë.” Pyeti:“Kush prej jush sot ia ka falur namazin ndonjë xhe’naze?”Ebu Bekri u përgjigj:“Unë.”I Dërguari alejhi selam sërish pyeti:“Cili prej jush sot ka ushqyer një të uritur?” Ebu Bekri sërish u përgjigj:“Unë”.I Dërguari alejhi selam në fund pyeti: “Cili prej jush sot ka vizituar të së’urin?” Ebu Bekri sërish u përgjigj: “Unë.”I Dërguari alejhi selam pas kësaj tha: “Cili prej jush i bën këto në një ditë, do të hyjë në Xhenet.Hadithin e shënon Muslimi në Sahih