Hoxha Drilon Gashi: Jam me simptoma të rëndë, në QKUK më thanë qe s’ka teste


Hoxha nga Peja, Drilon Gashi, ka bërë të ditur se sot ishte në emergjencë të QKUK’së, me simptoma të koronavirusit, i cili ka kërkuar që t’i bëhet testi për koronavirus, mirëpo diçka e tillë nuk ka ndodhur me arsyetimin e mjekeve se nuk ka teste, shkruan Gazeta Metro.Gashi në Facebook ka shkruar se ka simptomat e rënda të koronavirusit, mirëpo në QKUK nuk i kanë bërë testin me arsyetimin se nuk ka teste.

“E vizitova sot në mëngjes në orën 2 e 30 min. Emergjencën e QKUK-së. Të gjitha simptomat e rënda të gripit i kisha, por testin për Covid në repartin e Pulmologjisë -edhe përkundër insistimit tim- nuk më udhëzuan ta bëj, me pretekstin që “nuk kemi teste”, ka shkruar Hoxha Drilon Gashi.

Postimi i plotë:E vizitova sot në mëngjes në orën 2 e 30 min. Emergjencën e QKUK-së. Të gjitha simptomat e rënda të gripit i kisha, por testin për Covid në repartin e Pulmologjisë -edhe përkundër insistimit tim- nuk më udhëzuan ta bëj, me pretekstin që “nuk kemi teste”!
Megjithëkëtë, pas marrjes se terapisë po ndjehem pak më mirë.Tani jam i izoluar në shtëpi si çdo herë dhe shpresoj të Zoti që të shërohem sa më shpejtë.