HISTORIKE/ Krijohet liga e përbashkët, Shqipëria dhe Kosova bëhen një vend i përbashkët në sport


Kosova dhe Shqipëria hedhin hapin e parë serioz të bashkëpunimit në sport. Të dy shtetet do të krijojnë ligën e përbashkët të basketbollit. Marrëveshja përfundimtare do të firmoset nesër në orën 19:00 në Tiranë.I pranishëm në këtë ceremony do të jetë dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili do të zbulojë logon e ligës. FBK-ja jep lajmin për arritjen e madhe dhe shton se do të zbulohet gjithashtu dhe logoja e kompeticionit.

ë enjten, më 10 shtator, ora 19:00 në Tiranë do të nënshkruhet marrëveshja historike ndërmjet Federatës Shqiptare të Basketbollit (FSHB) dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) për themelimin e Ligës së basketbollit, mes dy shteteve, që do të quhet “Liga UNIKE”.