Historike: Ja sa deputetë do ti kenë Shqiptarët në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut


Bazuar në të dhënat e publikuara nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, partitë politike shqiptare do të kenë 32 deputetë.Kjo është një ngjarje historike pasi është hera e parë që nga zgjedhjet e para parlmentare të vitit 1991 në Maqedoninë e Veriut që shqiptarët kapin këtë numër.Deri tani, numri më i lartë ka qenë 29 deputetë, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2008.

Bashkimi Demokratik për Integrim nën udhëheqjen e Ali Ahmetit, do të ketë 15 deputetë, pesë më shumë se sa në përbërjen e kaluar. Numrat e kësaj partie pritet të jenë vendimtarë për Qeverinë e re. Në njësinë e gjashtë BDI-ja ka triumfuar me 7 deputetë, në njësinë e pestë me 3, në të dytë me 3 dhe në të parën me 2 deputetë.

Koalicioni midis dy partive, Aleanca për shqiptarët e Ziadin Selës, do të ketë 12 mandate deputetësh, një rritje e madhe e numrave në Parlament në krahasim me përbërjen e kaluar parlamentare. Në njësinë e gjashtë keto dy parti kanë ftuar 6 deputetë, në të pestën 1, në të dytën 3 dhe në njësinë e parë 2 deputetë.Lëvizja BESA e Bilall Kasamit, e cila ishte në koalicion me LSDM-në e Zoran Zevit, arriti të marrë katër deputetë.Partia Demokratike e Menduh Thaçit mori vetëm një deputet në njësinë e gjashtë zgjedhore.