Historike: Dy gra në krye të Kuvendit të Kosovës


Është hera e parë që një grua është zgjedhur kryetare e Kuvendit të KosovësPër herë të parë në histori të Republikës së Kosovës, dy gra do të udhëheqin punën dhe do të vendosin rendin e ditës në Kuvendin e Kosovës.Vjosa Osmani është zgjedhur kryeparlamentare, pasi kjo pozitë u la e lirë kur Glauk Konjufca u zgjodh ministër i Punëve të Jashtme, shkruajnë mediat vendore.

Po ashtu, sot gjatë tërë ditës Kuvendin e udhëhoqi nënkryetarja e parë e Kuvendit, Arbërie Nagavci,Tani këto të dyja do të jenë në krye të çdo seance të Kuvendit, përveç në raste të veçanta kur ndonjëra nga to do të mungojë.Është hera e parë që në histori të vendit një grua e udhëheq Kuvendin.