Hebrenjtë krijues të shtetit të Dardanisë – arabët- palestinezë mohues të tij


“Hebrenjtë e Amerikës e krijuan Dardaninë”, shkruajnë mediet kroate. Hebrenjtë e Amerikës që ishin në kreun e shtetit amerikanë dhe që ishin lobi më i fuqishëm pro shqiptarë, u angazhuan që nga fillimi dhe e binden Stejt Departamentin dhe të gjitha instancat e shtetit amerikanë se Dardania duhet të shpëtohet nga gjenocidi serbë dhe duhet të bëhet shtet i pavarur.

Hebrenjtë e Amerikës nuk hoqën dorë nga mbështetja ndaj vendit tonë në asnjë qastë, nuk e patën asnjë mëdyshje, ishin këmbëngulës, parimor dhe të pathyeshëm, ashtu si është gjeni i tyre i fortë, që e ndriçoi botën.Kur “palestinezët” që mbështesnin krimet serbe në Dardani, ndërsa refugjatët shqiptarë vërshonin si lumë nëpër botë, kryeministri izraelit Netanjahu i priti në mënyrë madhështore refugjatët shqiptarë që shkuan në Izrael. Pritje më të ngrohtë deri në lot, nuk ka bërë asnjë shtet tjetër.Izraelitët e kuptonin dhe e ndjenin deri në palcë tragjedinë e shqiptarëve. Shumë herë gjatë historisë mu si shqiptarët, madje edhe më rëndë, kishin kaluar nëpër drama deri në shfarosje. Dy kombe të vogla që i përplasi keq historia. Por fatkeqësia e përbashkët na afroi.

Sjelljet e Izraelit dhe të arabëve të Palestinës ndaj shqiptarëve ndryshonin shumë në të kaluarën, ndryshojnë shumë edhe sot. Serbia dhe Jugosllavia, kur ishim nën okupimin e tyre, na e shpërlanin trurin dhe na mësonin se si duhet ti duam palestinezët arabë, kurse ti urrejmë izraelitët. Dhe një pjesë e kopesë ashtu mendonin.Me urdhër të Beogradit sa herë na kanë nxjerrë në demonstrata në shkollë fillore e të mesme që të dënonim “okupatorin izraelitë”, ndërsa palestinezët betoheshin në kokën e Titos e të Jugosllavisë, më vonë nisën ta adhuronin edhe Milosheviqin.Kur Jasar Arafati i ofroi strehim kriminelit Milosheviq, kryeministri Netanjahu e kërcënoi se do ta arrestonte po e kapi. Kur Izraeli na mbronte në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, duke e kritikuar ish- Jugosllavinë për vrasjet dhe diskriminimin ndaj shqiptarëve, shtetet arabe e mbronin Jugosllavinë dhe e mbështesnin Beogradin në krime.