Hashim Thaçi: Kosova është e Shqiptarëve, Këtë e di mirë edhe Beogradi


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pasi që është kthyer nga Haga ku u intervistua për 4 ditë nga prokurorët e Dhomave të Specializuara, u është drejtuar qytetarëve të vendit për t’i informuar lidhur me këtë proces.Ai tha se nëse për Kosovën ishte gati të japë jetën kur ishte djalë i ri, atëherë tani kur është prind me thinja, detyra e tij është ta mbrojë Kosovën.

“Nëse për Kosovën isha gati të jap jetën kur isha një djalë i ri, sot që jam një prind me thinja nuk kam fare dyshim se detyra ime është ta mbroj Kosovën, duke mos lejuar që procesi ku më kanë përfshirë mua dhe bashkël uftëtarët e mi krejt padre jtësisht, të pengojë punët e mëdha që ka përpara Kosova”, ka thënë Thaçi.

Ai madje ka falënderuar të gjithë për respektin dhe solidaritetin e dhënë ndaj tij.“Prandaj, duke ju falënderuar nga thellësia e zemrës për këtë respekt dhe solidaritet gjithëkombëtar, dua t’ju lus të gjithëve që ta vendosni Kosovën mbi dallimet politike partiake, mbi hatërmbetjet dhe pakënaqësitë e përditshme”, ka thënë Thaçi.