“Hashim Thaçi jashtë loje”, zbulohet se kush po e mbështet fuqishëm Avdullah Hotin


Gjatë ditës së djeshme në Bruksel, pas 20 muajsh ka rifilluar dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas takimit me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq është shprehur se dy temat që janë diskutuar gjatë bisedimeve ishin çështja e të pagjeturve dhe zhvillimi ekonomik.

“Ka qenë takim i vështirë. Qëndrimin tonë e kam prezentu në këtë takim dhe nuk do të lëviz asnjëherë nga ai qëndrim. Kjo është faza finale e përmbylljes së çështjeve të hapura me Serbinë”, tha Hoti duke shtuar se i gjithë procesi do të marrë disa javë ose muaj, por jo më shumë. Jemi në fazën përfundimtare të përmbylljes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë”, deklaroi Hoti.E lidhur me takimin e Hotit me Vuçiqin në Bruksel, për gazetën “Bota Sot” ka folur analisti i njohur, Nexhat Haziri.

“Ajo që është më e rëndësishmja nga ky takim është se me këtë edhe tashmë të dy shtet kanë treguar gatishmëri për të vazhduar dialogun, pas një periudhe të “vdekjes klinike” të këtij procesi që është i rëndësishëm për të dy vendet. Përpos kësaj pritjet e tjera nuk besoj se janë reale, pasi është takimi i parë dhe nuk është pritur ndonjë marrëveshje për asnjë çështje, edhe për ato që janë biseduar si çështja e të zhdukurve dhe ato ekonomike”, shprehet Haziri
ipas tij, kryeministri i Kosovë, Avdullah Hoti e ka mbështetjen e madhe të evropianëve dhe SHBA-së, pas propozimit të aktakuzës ndaj presidentit, Hashim Thaçi.

“Ndërsa sa i përket pjesëmarrjes së kryeministrit Hoti në këtë takim me presidentin e Serbisë, Vuqic, është legjitim dhe Kosova tashmë përfaqësohet nga një politikan që ka kredibilitet politik dhe moral dhe i përgatitur edhe në aspektin profesional për ti përfaqësuar interesat e vendit tonë në këtë proces të ndërmjetësuar nga BE, dhe unë mendoj se ky proces do të vazhdoj, pasi kryeministri Hoti ka mbështetjen e plotë të partnerëve tanë ndërkombëtar si nga ata evropian po ashtu edhe nga SHBA-të”, shton Haziri.

“Tani për tani Thaçi pas propozimit të aktakuzës ndaj tij nga Gjykata Speciale, është e kuptueshme se ai është jashtë këtij procesi apo jashtë loje siç mund te shprehem. Dhe kur them se kryeministri Hoti tashmë ka mbështetjen e partnerëve tanë ndërkombëtar, do të jetë aktor kyç në procesin e dialogut me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshje finale në mes dy shteteve që do të sjellë edhe njohjen reciproke në mes tyre”, përfundon për gazetën “Bota Sot”, analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike, Nexhat Haziri.