Haradinaj Tregon Se Çfarë I Tha Thaçi, Para Se Ta Shpallte Kandidaturën Për President


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovëls, Ramush Haradinaj, ka folur rreth kandidimit të tij për postin e presidentit të vendit.

Haradinaj ka theksuar se ka pasur bisedime me partnerët e koalicionit, por edhe me Partinë Demokratike të Kosovës, lidhur me postin e presidentit, dhe me zhvillimet që mund të ndodhin nëse konfirmohen aktakuzat e Gjykatës Speciale ndaj presidentit aktual, Hashim Thaçi. “Kemi pasur disa takime me liderët e koalicionit dhe udhëheqësit e PDK-së, pas 24 qershorit, në këtë rast edhe me kryetarin e PDK-së, zotin Veseli. Kanë ndodhur diskutime në tavolina dhe jam shprehur i gatshëm të marr përgjegjësi për shkak të rrethanave të reja”, ka treguar Haradinaj në Kanal10.