Haradinaj shpalos telefonatën me Hotin: Serbia s’duhet të jetë palë për Ujmanin, largohemi nga Qeveria


Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj ka thënë se partia në të cilën ai udhëheq beson në marrëveshje të ndërmjetësuar nga SHBA’të. Megjithatë, ai shton se nuk pajtohet me marrëveshjen për Liqenin e Ujmanit, raporton Gazeta Express.Ai thotë se kanë punuar shumë për marrëveshje që do të përfundonte me njohje reciproke.Mirëpo, ai shton se situatën në dialog e ka vështirësuar pika që flet për Liqenin e Ujmanit. “Fatkeqësisht situatën në dialog e vështirësoi njëra nga pikat e draft-marrëveshjes që flet për Ujmanin.

Ne nuk e vlerësojmë që Serbia duhet të jetë palë për të ardhmen e Ujmanit. Jemi të hapur për Departamentin e Energjisë së Amerikës, por jo për një marrëveshje trepalëshe ku përfshihet edhe Serbia. Implikimet që mund të sjellë në të ardhmen, mund të jenë të pa përballueshme për Kosovën”, ka shtuar ai shtyp ne hapsiren me psote dhe lexo lajmin e plote.