Haradinaj prap flet për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi: Nuk lejoj kufiri të mbetet në Savinovod


Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ndërsa ka folur për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi, ka thënë se Kosova kurrë s’ka me mundur me qit gurin në Kuqishtë.Ai ka thënë se Mali i Zi është i gatshëm të bisedojë për këtë temë, por se momentalisht nuk është momenti pasi ky shtet së shpejti do të mabjë zgjedhjet.

“Punoj me u përmbyll dhe ka me u përmbyll me ndihmën e të gjithëve, sepse banorët nuk lejojnë që kufiri me mbet në Savindovod dhe as unë nuk lejoi”, ka thënë Haradinaj sot në TV Dukagjini.Kujtojmë se për korrigjimin e këtij kufiri janë mbajtur disa protesta, ku Haradinaj ishte më i zëshmi duke thënë se kufiri është nëÇakorr.