Haradinaj merret pak me Maqedoninë e Veriut, i jep një porosi shqiptarëve atje


Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, ka folur sot për fushatën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut dhe shqiptarët atje.Haradinaj u ka bërë thirrje shqiptarëve në Maqedoni të Veriut që të dalin në zgjedhje dhe t’i votojnë ata që përfaqësojnë më së miri interesat e tyre.“Apeloj te liderët që do të marrin besimin e shqiptarëve, që pas zgjedhjeve të tejkalojnë ndasitë e tyre dhe të bëhen bashkë në qeverisjen e vendit”, a thënë Haradinaj.

Postimi i plotë nga Haradinaj:Nesër qytetarët e Maqedonisë së Veriut do t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre.Fillimisht uroj që zgjedhjet të kalojnë në qetësi dhe mbi të gjitha, të fitojë demokraciaPo ashtu, bëj thirrje për të gjithë shqiptarët, që nesër të dalin masivisht në zgjedhje dhe të votojnë për ata që më së miri i përfaqësojnë interesat e tyre.Apeloj te liderët që do të marrin besimin e shqiptarëve, që pas zgjedhjeve të tejkalojnë ndasitë e tyre dhe të bëhen bashkë në qeverisjen e vendit.