Haradinaj kërkesë veteranëve: Mos lejoni t’ua vënë në pikëpyetje krenarinë


Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj me rastin e shënimit të Ditës së Veteranit, ka pasur një kërkesë për veteranët e UÇK-së.Ai ka kërkuar prej tyre që të mos lejojnë që dikush t’ua qes në pikëpyetje krenarinë e as të drejtën e tyre.

“Kemi qenë atëherë në të drejtën tonë kur i kemi dalë zot vendit e popullit e lirisë tonë, jemi sot dhe kemi për të qenë përjetë e mot. E unë kam dëshirë që jeta ime, jeta e luftëtarit të jetë gjithmonë e këtillë që askush të mos ketë mundësinë ta ligë luftëtarin e lirisë ose t’ ia mohojë të drejtat që i takojnë me Ligj e Kushtetutë në Kosovë”, tha Haradinaj.

Haradinaj veçoi se edhe Dita e Veteranit është një ditë që i bën krenarë sepse bëhet fjalë për përpjekjen e pushtuesve që t’i masnin forcat, të testojnë veten në raport me shqiptarët.