Haliti i çon mesazh Hotit: Mos u merr me lojëra, por trego se çfarë biseduat me Vuçiqin


Haliti i çon mesazh Hotit: Mos u merr me lo jëra, por trego se çfarë biseduat me Vuçiqin.Ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka “goditur” kryeministrin e Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hotin, në lidhje me “Forumin e liderëve”. Haliti i ka çuar mesazh Hotit që të mos merrët me lojra, si në rastin me forumin, por të raportojë në Kuvend se çfarë bisedoi në Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Postimi i plotë i Halitit:Z. Hoti, a mund ta sqaroni se çfarë është “Furumi i liderëve”?

Kur është formuar dhe nga kush? Cilat janë kope tencat e këtij “ku azi forumi”? A është kusht etues? Ky “forum” a ka status institucional e Kusht etues? Si caktohet statusi i liderit që merrë pjesë në mbledhjet e këtij “forumi”? A është mir atuar ky or gan qesharak nga Kuvendi i Kosovës? Apo jeni i interesuar ta përjashtoni sovranin e të merreni me “pronarin”, me falni me “pronarët” e partive politike që deputetët e partive të veta i kanë vetëm si makineri votimi.

Z.Hoti, raporto në Qeveri e Kuvend për atë që biseduat me Vuçiqin në Bruksel. Kjo është detyra e juaj dhe obligimi i juaj kushtetues. Njoftoje edhe Presidentin. E me kryetarët e partive është mirë të bisedoni për ndryshimin e Li gjit për Zgjedhjet dhe ta përgatitni atë. Besoj që e dini që BE, SHBA dhe Britania e Madhe, kanë insistuar dhe insistojnë që të bëhet li gji i ri zgjedhor.