Haki Abazi: Kosova ishte më demokratike e më e pasur në kohën e Millosheviqit


Haki Abazi, ka sul muar ashpër oponentët politikë për shumë e shumë gjëra. Por, ajo që ndjell shqetësim është se Abazi konsideron që para 20 vitesh, në kohën e regjimit të Millosheviqit, Kosova ishte më mirë se sa sot.“Kosova për 20 vite u varfërua, u bë me më pak njerëz e më pak demokratike, më pak ligj e më pak shtet, edhe më pak media të mirëfillta e etike.” – shkruan ai, përcjell Periskopi.

Në fakt, në atë periudhë në Kosovë kishte fare pak media dhe të cilat nuk dihet nëse iu nënshtroheshin standardeve mediatike dhe normave etike të kohës sonë. Po ashtu, në atë periudhë regjimi i Millosheviqit kishte lënë në varfri të thellë shqiptarët e Kosovës duke iu shkelur haptas të drejtat dhe liritë që i kishin. Në këtë status skan.daloz, Abazi ka kërkuar që të mos arrihet asnjë marrëveshje në Washington me 2 shtator duke thënë se Kosova duhet ta dojë veten më shumë se miqtë e saj.