Gushti Do Të Jetë Muaj Shumë I Nxehtë! Ja Sa Do Të Shkojnë Temperaturat: Vapë Afrikane


I nxehti afrikan po vjen. Do të pushtojë Evropën javën e ardhshme dhe na pret një gusht përvëlues me temperatura mbi 40 gradë celcius. Sipas meteorologëve, trazirat po largohen dhe pas një pjese të parë të verës, të pranueshme, kjo e fundit tani do të shpalosë më të mirën e mundshme të saj; po vjen vapa e madhe.

Deri më tani në fakt, në pjesë të ndryshme të kontinentit, është regjistruar një verë pak a shumë normale, me alternime mes fazave të kohës së bukur dhe të freskët dhe stuhive të shpejta. Por tani, ekspertët flasin për një valë të nxehti afrikan që po vjen ndërkohë që java e parë e gushtit do të jetë e zjarrtë.