Gruaja e Albin Kurtit me profesion të ri, kaq do të paguhet


Gruaja e Albin Kurtit, Rita Augestad Knudsen, është bërë pjesë e një instituti norvegjez për hulumtime ndërkombëtare, ku do të jetë hulumtuese e terrorizmit dhe radikalizmin.Edhe më herët, gruaja e ish-Kryeministrit Kurti ka shkruar për temën e radikalizmit dhe ekstremizmit si dhe ka publikime në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurisë

Për këtë punë, bazuar në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kosovare kundër Korrupsionit, ajo paguhet 46 mijë e 990 euro në vit. Apo 3 mijë e 900 euro në muaj.Gruaja e Kurtit ka blerë banesë në Oslo të Norvegjisë edhe banesë në vlerë mbi 400 mijë euro.Albin Kurti ishte martuar më 2014 me norvegjezen Rita Augestad Knudsen, me të cilën kanë edhe një vajzë pesëvjeçare.

Ish-Shefi i Qeverisë kishte se Knudsen e kishte njohur në Prishtinë derisa në banesën ku jetojnë nuk i kanë të ndara rolet në shef ose shefe por bashkëqeverisin.“Mendoj se jeta është pak misterioze dhe nuk dihet se ku të përplasin dallgët. Unë gruan time e njoha në Prishtinë. Unë jam i lumtur me atë që ka ndodhur. Unë nuk shoh barriera për faktin se ajo është e huaj. Nuk kemi shef në familje, por kemi një lloj bashkëqeverisje”, kishte thënë Kurti, kur ishte pyetyr për gruan norvegjeze.