Gold Ag një bashkëshort i rre ptë e ndalon gruan e tij të


Reperi i njohur për 1 muaj do të bëhet baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij me profesion mjeke estetike Ermira Shkodra është në pritje të ëmbël. Gold Ag dhe Ermira u martuan në fillim të këtij viti në fshehtësi të plotë, përpara se të shpërthente koronavirusi në vendin tonë.

Lajmin që ishin martuan e nxorrën nëpërmjet postimeve në Instagram. I ftuar në emisionin Rudina, Gold Ag ka treguar se ai është një bashkëshort mjaft i kujdesshëm dhe e ka penguar bashkëshorten e tij të punojë për shkak të pandemisë. Ai është kundërshtuar nga Rudina Magjistari duke i thënë se ajo është mjaft e madhe për të vendosur për gjërat e saj dhe nuk mund ta urdhërojë që të bëjë atë që ai dëshiron.

Reperi shprehet se e do fort dhe për këtë arsye ia ka ndaluar të punojë dhe mbi të gjitha ajo është edhe shtatzënë.Gold Ag: E ka sallonin e vetë në Gjilan, por për shkak të pandemisë nuk e kam lënë të shkojë dhe shumë shpejt ka për ta hapur në Prishtinë pastaj vazhdon punë e vet.

Rudina Magjistari: Kur thua nuk e lë të shkojë, duket sikur vendos ti se çfarë duhet të bëjë ajo. Gold Ag: Unë nuk e kam lënë të shkojë për shkak të pandemisë. E dua dhe nuk kam qejf që ti ndodhë diçka e keqe, të marrë ndonjë virus sepse është edhe shtatzënë.