Glauk Konjufca i përgjigjet LDK’së: Nuk jap dorëheqje, me 3 shkurt votohet qeveria Kurti


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar sot pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se nuk do të jap dorëheqje.Konjufca para gazetarëve është ndalur duke deklaruar se nuk do të jep dorëheqje nga pozita e kryeparlamentarit, sipas tij tani në Kosovë është koha e emërimeve dhe jo e dorëheqjeve.“Nuk mendoj që në Kosovë është koha e dorëheqjeve, unë mendoj që është koha e emërimeve”, tha Konjufca

Konjufca ka deklaruar se Kryesia e Kuvendit ka vendosur që kërkesa e mandatarit Albin Kurti të respektohet dhe seance për krijimin e qeverisë të vendoset me 3 shkurt ora 11:00.“Mbledhja e Kryesisë ka vendosur njëjtë pra që të respektohet data dhe ora, kështu që ne sapo vendosëm që mbledhja e ardshme apo séance plenare për krijimin e qeverisë së Kosovës të mbahet me 3 shkurt në ora 11:00”, tha Konjufca.

Konjufca po ashtu ka thënë se bisedimet për arritjen e një koalicioni po vazhdojnë dhe së është optimist se formimin e qeverisë Kurti nuk mund ta ndal askush.“Natyrisht bisedimet po vazhdojnë, ende nuk ka një një marrëveshje përfundimtare, unë jam shumë optimist se marrëveshja do të bëhet dhe që askush nuk do ta ndal formimin e qeverisë Kurti, për të cilën aq shumë janë duke e pritur qytetarët e Kosovës dhe për të cilën ka votuar ata me 6 tetor të zgjedhjeve të fundit të mbajtura në Kosovë”, tha Konjufca,Kujtojmë se Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës akoma nuk kanë arritur koalicion për formimin e qeverisë, dje Albin Kurti ka pasur një takim me pakicat në Kosovë dhe Listën Serbe në Kuvendin e Kosovës.