GJURIQ: NJOHJA E KOSOVËS S’DISKUTOHET NË BRUKSEL – HOTI PO MASHTRON


Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën, në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar se nuk është e vërtetë që në dialogun në Bruksel është diskutuar njohja e Kosovës e as që do të diskutohet në të ardhmen, njofton Insajderi.Gjuriq, duke iu kundërpërgjigjur kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, tha se Hoti “po mashtron qëllimisht”, kur po deklaron se do diskutohet njohja në Bruksel.

Politikani serb ka shtuar se deklarimet e kryeministrit të Kosovës, janë “mashtrime para publikut vendas dhe atij ndërkombëtar”, raporton Tanjug.“Hoti vetëm ëndërr mund ta sheh njohjen e Kosovës – por edhe nga kjo ëndërr po largohet çdo ditë. Ai dhe Isa Mustafa mund ta njohin vetëm njëri – tjetrin”, ka deklaruar Gjuriq.Në anën tjetër, kryeministri Hoti vazhdimisht e deklaron se në dialog po shkon për njohje dhe vetëm si qëllim final njohjen, dialogu mes dy vendeve ka kuptim.