GJEST I MADH: Labi ndihmon vajzën që nuk ka ecur për vite të tëra, të ngrihet sërish në këmbë


Labinot Tahiri ka treguar edhe një nga rastet e shumta të ndihmave që ai po bën për njerëzit e Kosovës.Këngëtari Labinot Tahiri ka ndarë me ndjekësit e tij disa fotografi në një postim për një rast tjetër të ndihmës që ai ka ofruar e që ka nxjerrë rezultate të mira.

Bëhet fjalë për një vajzë e cila tash e disa vite nuk ka mundur të ecë, ndërsa me ndihmën e mjekëve dhe kontributin e Labit ajo sot do të shkojë në shtëpi në këmbë të saj.Pas këtij rasti, Labi ka njoftuar se menjëherë do të merret me një rast tjetër ndihme në Gjilan.