Gjermania tregon në detaje për ata që kthehen nga Kosova


Ambasada e Kosovës në Gjermani ka paralajmëruar të gjithë bashkatdhetarët të cilët jetojnë e veprojnë në shtetin gjerman, që kur të kthehen në vendin e tyre të punës mund të kenë shumë kufizime si dhe duhet nënshtruar një sërë masash.Tutje bëhet e ditur se përveç karantimit 14 ditorë, në rast të përkeqësimit të situatës me Covid-19, shteti gjerman nuk do të mund tu ndihmojë për kthimin e tyre në Gjermani dhe asnjë asistencë tjetër.

Njoftimi i plotë:Nëse këtë verë keni planifikuar një udhëtim për në Kosovë, ju lutemi që së pari të njoftoheni për njoftimet e Organeve përgjegjëse të Kosovës dhe patjetër të merrni në konsideratë se: Ministria e Jashtme e Gjermanisë edhe më tej paralajmëron për të gjitha udhëtimet e domosdoshme (përfshirë pushimet, pushimet në vendlindje, vizitat familjare etj.) për në Kosovë. Kjo vlenë aktualisht deri më 31 gusht 2020. Kosova nga institucionet kompetente gjermane aktualisht kategorizohet si rajon me rrezikshmëri për përhapje të pandemisë Covid-19.

Nëse vendosni të udhëtoni jashtë vendit, përkundër paralajmërimit për udhëtim, ju lutem keni parasysh që ambasadat dhe konsulatat gjermane jashtë vendit nuk mund t’ju ndihmojnë gjatë kthimit për në Gjermani, në qoftë se gjatë qëndrimit jashtë vendit vendosen kufizime të reja të udhëtimit dhe/ose masa për kufizime të jetës publike. Ju lutemi të merrni në konsideratë që në Kosovë nuk garantohet një kujdes shëndetësor sipas standardeve gjermane, ndër tjerash ekzistojnë kapacitete tejet të vogla për trajtim mjekësor intensiv dhe mundësi të kufizuara të testimit për Covid-19.