Gjermani: Më së shumti të ínfektuar nga Serbia dhe nga Kosova


1259 ra ste Covid-19 janë raportuar në Ministrinë Sociale të Republikës (landit) Baden Wüttemberg që nga mesi i qershorit – të paktën 184 prej tyre besohet të jenë ínfektuar jashtë vendit, shkruan agjencia gjermane e lajmeve, dpa.Me 59 ra ste, të ínfektuarit e mundshëm në Serbi përbëjnë numrin më të madh në këtë listë, ka deklaruar të enjten një zëdhënës i ministrisë në fjalë, në Stuttgart.

28 ra ste të tjera infektimi mund të lidhen me Kosovën, 16 me Bosnjën dhe Hercegovinën dhe 13 me Kroacinë.Sipas informacionit në fjalë, janë gjithsej rreth 30 vende (shtete) të mundshme si burime të ínfeksionit. Ministria Federale e Punëve të Jashtme, siç dihet, që nga 15 qershori, pati hequr ndalesat e udhëtimit për shumicën e vendeve anëtare të BE-së, zonën Shengen dhe Britaninë e Madhe.

Ministri federal i shëndetësisë ka rënë dakord të mërkurën me ministrat e republikave, që udhëtarët nga të ashtuquajturat zona me rrezík të lartë jashtë vendit, në të ardhmen duhet të tes tohen për virusin e koronës menjëherë pas kthimit të tyre në Gjermani.Për këtë qëllim, qendrat e tes timit do të ngríhen në aeroporte. Të Premten, ministrat do të diskutojnë detajet e mëtejshme dhe do të vendosin për një paketë të përgjithshme.