Gjenerali Amerikan “dridhë“ Serbët midis Beogradit me këtë fjalim!


Ish-komandanti i for cave tokësore amerikane në Evropë, Ben Hodges, ka folur rreth situatës në Kosovë e Serbi.Ish-komandanti i forcave tokësore amerikane në Evropë, tani gjeneral i pensionuar, Ben Hodges, mbrëmë në Beograd ka bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të njëjta sikurse në vitin 199 dhe se po ashtu as Serbia nuk është e njëjtë.

I pranishëm në panelin “Stabiliteti dhe prosperiteti i Komunitetit Transatlantik”, në kuadër të Javës së NATO-s në Beograd, organizuar nga Qendra për Studime Euro-Atlantike CEAS, Hodges foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi, transmeton lajmi.net.Siç shkruajnë mediet serbe, Hodges ka thënë se, liderëve politik në Kosovë dhe Serbi duhet t’u jepet hapësirë për të biseduar-negociuar siç theksoi Hodges, “pa kufizime dhe vija të kuqe për të negociuar të gjitha çështjet e vështira që duhet të përfundojnë”.

Sipas tij, SHBA-të dhe BE-ja kanë përgjegjësinë për të mbrojtur të dyja palët në procesin e dialogut pasi që siç u shpreh ish-komandanti, ka shumë ndikim të jashtëm në dialog dhe akoma nuk ka asnjë përparim të duhur në procesin e dialogut.

“Ka vende dhe individë që përfitojnë nga vazhdimi i kaosit, do me thënë, çështjeve të pazgjidhura. Kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet patjetër të koordinohen me Bashkimin Evropian në këtë proces. Unë jam shumë krenar për ekipin e ambasadës së SHBA-ve në Beograd, por edhe për administratën që punon për të arritur diçka, por nuk ka asnjë mënyrë që ne të bëjmë asgjë vetë”, theksoi Hodges, transmeton më tutje lajmi.net.