Genta Ismajli Flet Për Partnerin Turk: Për Të Jam Llokum Me Arra, Që Në Mëngjes Më Bën…


Prej kohësh tashmë këngëtarja shumë e dashur për publikun, Genta Ismajli ka konsoliduar lidhjen me biznesmenin turk Hysein Usta. Genta dhe Hysein postojnë shpesh foto me njëri-tjetrin teksa po bashkëjetojnë në Turqi. Genta ishte e ftuar sot në “Wake up”, në Top Channel ku tregoi se partneri kujdeset shumë për të dhe po e mbështet në karrierën e saj muzikore. “Që në mëngjes më bën kafen, çdo ditë ma përgatit dhe më shijon më shumë kur ma bën ai kafen”, u shpreh Genta.E pyetur si e thërret partneri me përkëdheli, këngëtarja u përgjigj: “Llokum me arra”.