Gazetarja e njohur kosovare emërohet zëdhënëse e Qeverisë Hoti


Gazetarja e njohur kosovare, Antigona Baxhaku është emëruar zëdhënëse e Qeverisë së Kosovës, shkruan Gazeta Metro.Kjo u bë e ditur nga kryeministrit Avdullah Hoti përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.Baxhaku do të jetë Këshilltare Politike dhe Drejtore e Zyrës për Komunikim me Publikun në Zyrën e Kryeministrit.

Ekipit tonë i bashkohet edhe Antigona Baxhaku!Antigona do të jetë Këshilltare Politike dhe Drejtore e Zyrës për Komunikim me Publikun në Zyrën e Kryeministrit. Me veprimtarinë e saj 22 vjeçare në jetën publike, me theks të veçantë në jetën mediale, konsideroj se ajo do të jetë një vlerë e shtuar për Qeverinë e Kosovës,

duke qenë urë e fuqishme komunikimi dhe bashkëpunimi me mediat.Mediat do të jenë më afër se kurrë me Zyrën e Kryeministrit, pasi që Antigona me eksperiencën dhe gatishmërinë e saj do të jetë adresa adekuate e informimit të saktë e të shpejtë./