Gati për pushime, mos u nisni pa lexuar disa këshilla të mjekut shqiptar


Gati për pushime, mos u nisni pa lexuar disa këshilla të mjekut shqiptar.Mjeku Pëllumb Pipero së fundmi ka dhënë disa këshilla për qytetarët që janë nisur apo do të shkojnë në pushime.Ai thekson se kujdesi duhet të jetë maksimal dhe se maskën duhet ta mbajmë gjithmonë me vete.“Natyrisht jemi ende brenda pandemisë në vendin tonë. Shifrat ndryshojnë dita-ditës. Më shqe tësojnë ra stet që shtrohen në spital jo vetëm për ne, por edhe për familjet, do të thosha midis tyre ras tet e rë nda e sidomos humbjet e jetëve.

Fakti që një 43-vjeçar pa sëm undje shoqëruese ka humbur jetën, do të thotë se ky virus në vetvete mund të shka ktojë dëm time serioze, madje mund të marrë jetën edhe në ra stet kur nuk kanë sëm undje kronike, edhe kur nuk janë të moshuar.Dua të përsëris kujdesin që duhet të kemi kudo, maskën që duhet ta kemi kudo”, shprehet Pipero.I pyetur se çfarë duhet të bëjë një pushues kur ndjehet keq në plazh dhe dy shon se mund të jetë i sëm urë me Covid, mjeku përgjigjet:

“Duhet që çdo pushues, nëse ka shenja klinike, veçanërisht temperaturë, do ta këshilloja të qëndrojë në shtëpi. Nëse ndodh që kur është me pushime të ketë shqe tësime, mjaftoj të komunikojë me 127 dhe shërbimin shëndetësor do ta ketë në dispozicion.Tamponi nuk është procedurë që të shëron, por procedurë diagn ostikuese që u ofrohet të gjithë qytetarëve, qoftë shqiptarë apo të huaj.Kam një këshillë për operatorët turistikë, jo vetëm t’i ftojnë pushuesit, por para se t’u rekomandojnë akomodimin, t’i pyesin nëse kanë shenja klinike dhe të mos i rekomandojnë të vijnë nëse kanë shenja klinike.

Shqipëria, bregdeti, malet tona për pushuesit janë shumë të sigurta, me kushtin që si pushuesit, edhe ne qytetarët të respektojmë protokollet dhe masat e domosdoshme, siç është ma ska dhe distanca. Kaq mjafton për të qenë të sigurt edhe në bregdet, edhe në mal”, është shprehur mjeku Pipero.