Ganimete Musliu – Populli se don Albinin po e dojn PDK-n qe gjithmone ka kriju vende tpunes e ka qu shtetin perpara


Musliu, madje e quan viktimizim reagimin e Osmanit e cila tha se është shkarkuar vetëm pse është grua.Ky është postimi i deputetes së PDK-së:Me vjen shume keq që Vjosa Osmani u shkarkua nga pozitat e larta të LDK-se ashtu siq me ka ardhur keq për Aida Dergutin kur është shkarkuar nga pozitat e larta në VV( mjerisht Aida atëherë nuk e kishte përkrahjen dhe solidarizimin e duhur sepse e kaluara e saj si ushtare e UÇK-se e bene mos ta njohë viktimizimin).

Por s’pajtohem me asnjë nga ata që thonë se Vjosa është shkarkuar pse ishte grua.Mjaft me viktimizim! Nuk i bëni nder Znj. Osmani dhe asnjë gruaje që merret me politikë me këtë qasje. Për të vërtetuar këtë postim po e shoqëroj me disa foto ku kandidaturës së Vjosës për Kryeministre fatkeqësisht më se shumti ju gëzuan burrat. Uroj që nga ky akt te kenë marrë mesim të gjitha gratë në politikë që pretendojnë të ndërtojnë karrirë duke ndarë gëzimet e suksesit vetem në parqafime te kolegëve burra.