Gani Geci: Rifat Jashari është i vetmi që mund të bëjë pajtimin politik gjithëkombëtar


Ish deputeti i LDK-së, Gani Geci deklaron se Rifat Jashari mund të bëjë pajtim politik në Kosovë.Geci deklaron se në bashkëpunim me Jozefina Topallin e Nexhat Dacin mund të bëhet edhe pajtimi politik me shqiptarët e Shqipërisë e Maqedonisë,Ai thotë se me një pajtim politik gjithë kombëtar mund t’i dilet përballë Serbisë.

“Nëse Kosovës i duhet pajtim politik, këtë pajtim politik mund ta bëjë vetëm Rifat Jashari. Mund të del edhe në Maqedoni e Shqipëri. Rifat Jashari duhet t’i prijë kësaj iniciative, e t’i bashkohet edhe Jozefina Topalli si ish kryeparlamentare e Shqipërisë, Nexhat Daci si ish kryetar i parlamentit të Kosovës. Të ketë pajtim politik gjithë kombëtar dhe të sfidohet Serbia, të ndodh kjo nuk është e pamundur“, deklaron Gani Geci në Kanal 10.