Gani Geci propozon Murat Jasharin si kandidat për President!


Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, i pyetur rreth emrit të Presidentit të ri, si emër konsensual, ka përmendur edhe emrin e Murat Jasharit, shkruan Gazeta Blic.“Do të ishte mirë që të bëhej një President konsensual. Do të ishte pse jo edhe nga familja Jashari.Përgatitje më të madhe ka Murat Jashari. “Tutje Geci ka folur edhe mbi kandidaturën e Ramush Haradinjat.

“A mundet Ramushi me u ba president pa dasht PDK-ja? Për me u ba president dikush duhet me qenë 81 vota. Kushdo që e zgjedh Kuvendi si President unë jam dakort” deklaroi ai në Prime Time.