Gani Geci: Jeta ime është në rrezik, nga Brukseli më njoftuan që të kem kujdes


Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci ka thënë se dje është njoftuar nga disa persona nga Brukseli se jeta e tij është në rrezik.“Dje rreth orës 18:00 më kanë thirrur në telefon disa persona nga Brukseli e Holanda. Pas intervistimit të presidentit të Kosovës, Brukseli ka informata që jeta ime është në rrezik. Dje më është thënë që të kem kujdes sepse jeta ime është në rrezik”, ka thënë Geci.

Ai ka thënë se historia e familjes së tij nuk mund të fshihet dhe rishkruhet nga askush, sepse ajo është shkruar me gjak.“Askush nuk do të mund e as nuk ka fuqi as të më kërcënoj e as frikësoj në rrugën time e të familjes time drejt lirisë e pavarësisë së Kosovës, rrugë të cilën e filloi dhe ne e mbaruam pas vdekjes së presidentit Rugova”, ka thënë Geci.