Flet personi që parashikoi ndarjen e LDK-së para një viti


Flet personi që parashikoi ndarjen e LDK-së para një vitiKur para një viti tërhiqja vërejtjen për ndarjen e LDK-së, militantët e kësaj partie më patën shpallur armik.Kështu thotë ish pjesëtari i UÇK-së dhe njohësi i çështjeve politike, Liri Loshi.Ai në një postim në Facebook thotë se tash LDK-ja do të garojë me AAK-në për pozitën e tretë, apo të katërt.“Edhe pas këtij parashikimi unë mbetem mik i LDK-së. Armik asnjëherë”, ka shkruar ndër tjera ai.

Postimi i plotë:Kur para një viti tërhiqja vërejtjen për ndarjen e LDK-së, militantët e kësaj partie më patën shpallur armik! Si mund të jetë armik njeriu që të tregon një vit më parë se çfarë do të ndodh me ty dhe pas një viti ndodh e tëra që ti ke parashikuar?! Tash LDK-ja do të garojë me AAK-në për pozitën e tretë, apo të katërt. Edhe pas këtij parashikimi unë mbetem mik i LDK-së. Armik asnjëherë