Flet djaloshi që u arrestua se quajti presidentin hajn: Ja çfarë do më ndodhte mos të ishin mediat

figure>


Ditën që u votua Qeveria Hoti, më tre qershor, presidenti Hashim Thaçi, që kishte filluar së fundmi të dilte në oborrin e përbashkët të Presidencës e Kuvendit, mbajti konferencën e radhës.
figure>

Paradite, derisa në Kuvend po bëhej gati votimi për qeverinë e re, aty kishte pasur grumbuj personash që ishin të pakënaqur fillimisht me rrëzimin e qeverisë Kurti e edhe me votimin e qeverisë Hoti. Megjithatë, pasdite aty nuk kishte ndonjë person që do të mund të pengonte konferencën e presidentit, që kishte dalë për t’u drejtuar atyre. Aty kishte kaluar Veron Hasani, që është edhe mbështetës i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe i ishte drejtuar presidentit duke e quajtur hajn.
figure>