Flamuri “Autochthonous”, babai i Dua Lipës kapet keq me propagandistin serb


Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka nxitur reagime të shumta pasi në llogaritë e saja zyrtare në rrjete sociale ka publikuar një fotografi në të cilën shihet harta e “Shqipërisë së Madhe” dhe mbi shkrimi “Autochtonus”. Një flamur me pamje të njëjtë ishte valëvitur edhe mbi Beograd natën e ndeshjes futbollistike mes Serbisë dhe Shqipërisë.Një veprim i tillë i këngëtares s’i ka pëlqyer fare serbit me shtetësi kandaeze, Boris Malagurski, i cili është producent filmash e shkrimtar me qëndrime publike anti-shqiptare.

Malagurski publikimin e fotografisë së “Shqipërisë së Madhe” nga Dua Lipa e ka cilësuar si një “akt ekstremizmi” dhe ka thënë se duhet të dënuar.“Këngëtarja angleze me origjinë shqiptare mbështet projektin terrorist-ekspansionist të Shqipërisë së Madhe. Kjo është njësoj si të mbështesësh ISIS-in, pasi UÇK copëtoi koka, vodhi dhe shiti organet njerëzore e dëboi dhe vrau mijëra serbë. Të gjithë duhet ta dënojmë këtë akt ekstremizmi!”, ka shkruar Malgaurski.

Ndaj një reagimi të tillë s’ka qëndruar i heshtur babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa, i cili është përfshirë në një debat të ashpër me producentin serbo-kanadez.Dukagjin Lipa i ka thënë serbo-kanadezit se duhet të edukohet përpara se të vendos të shkruaj reagime të tilla në twitter.Malagurski ka reaguar përsëri.

“Ju lutem ndaloni së mbështeturi flamuj me stil të ISIS-it ku përshkruhen aspirata të mëdha territoriale shqiptare drejt tokave serbe, malazeze, maqedonase e greke. Ballkani ka nevojë për paqe dhe ju po promovoni luftë për rrëmbim të territoreve për të quar tutje ideologjinë tuaj fashiste”, ka shkruar serbo-kanadezi.Dukagjin Lipa i është kundërpërgjigjur me ironi, duke i thënë se një qëndrim i tillë është qesharak kur vjen nga një njeri i cili ka më së paku dy diploma.“Unë e kuptoj që ju si një nacionalist serb përpiqeni ta përdorni këtë për të fituar një lloj simpatie, por s’ka më budallenj, përveç miqve tuaj nacionalist në twitter”, ka shkruar Lipa.