Familja e Dua Lipës vjen me pushime në Shqipëri, babai i këngëtares publikon pamjet ma hnitëse, ja vendi që kanë zgjedhur (FOTO)


Pas pushimeve në Ulqin familja e Dua Lipës është zhvendosur në Shqipëri, në Syrin e Kaltër në Theth.Këtë e ka bërë të ditur vetë babai i Dua Lipës, Dukagjini Lipa, i cili ka postuar disa foto në ‘Instagram’ së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët.Teksa familja e Duas me pushime këngëtarja e njohur ka vendosur të qëndrojë pranë të dashurit të saj Anwar Hadid. Kujtojmë që ditën e djeshme Dua Lipa festoi 25-vjetorin e lindjes.

Në një ditë të veçantë si kjo nuk ka munguar as urimi i babait të saj, Dukagjin Lipa. Përmes disa fotove përkrah të bijës, Dukagjini ka bërë një urim emocional.’25 vite që nga lindja jote dhe unë jam i bekuar. Ti je rritur tashmë por për mua je akoma vajza ime e vogël. Jam mirënjohës që jam me ty në këtë udhëtim të mahnitshëm. Gjithmonë do t’i kem sytë tek ty. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime’, shkruante Dukagjin Lipa.