Familja 6-anëtarëshe jeton në shtallë të lopëve, s’kanë as bukë, as veshmbathje


Dy prindërit, Fatmir dhe Lumnije Cakolli, në Krilevë të Kamenicës, luten çdo ditë që ditët me diell të zgjasin dhe katër fëmijët e tyre të bëjnë gjumë pa u lagur nga shiu, që depërton nga kulmi mbi trupat e tyre të njomë të shtrirë në sfungjerë në dhomën e vetme të kësaj familjeje, ku jetojnë që nga paslufta. Një stallë e lopëve e improvizuar në shtëpi është streha e vetme për këtë familje gjashtanëtarëshe.I papunë dhe pa asnjë ndihmë sociale nga shteti, kryefamiljari Cakolli nuk arrin të sigurojë bukën e përditshme për katër fëmijët e tij, raporton “Zeri.info”.Të dy prindërit luten që të mos e përjetojnë edhe një dimër në këto kushte.Ata çdo ditë luftojnë me varfërinë që të mbajnë gjallë fëmijët e tyre. Lutja e tyre drejtohet për bukë në sofër e dru për zjarr.

Rastet kur mbesin pa bukë në sofër janë të shumtaDerisa babai Fatmiri mundohet të mbyllë vrimat e kulmit dhe të murit që të mos depërtojë i ftohti brenda “shtëpisë”, nëna Lumnije mundohet të kursejë miellin që të gatuajë edhe disa ditë me ta. Të dy prindërit luftojnë me skamjen që fëmijët e tyre të rriten.Lumnije Cakolli tregon se në magjen e saj mungon jorrallë edhe mielli.“Jemi metë pa ushqim edhe rrimë qashtu, nganjëherë rrimë qashtu, çka me bo…”, thotë ajo.Nëna Lumnije thotë se ka net të tëra kur nuk e zë gjumi duke menduar çfarë t’u gatuajë të nesërmen fëmijëve.Mjafton që të ketë miell edhe pse shporeti i vjetruar nuk i pjek ushqimet, ajo thotë se ia bën disi vetëm ta ketë miellin.“Këtu gatuaj, këtu pjek, këtu flejmë, këtu vajza e djali mësojnë”, thotë Lumnija.

Ajo thotë se sikur të kishte pula ose lopë do të kujdesej për to dhe të nxirrte së paku qumësht e vezë për fëmijët.Të hollat u kanë munguar që të blejnë edhe lopë qumështi.Kryefamiljari Fatmir Cakolli thotë se nuk kanë ku të marrin as hua, sepse nuk kanë me çka ta kthejnë borxhin.“Gjatë dimrit flemë të gjithë këtu bashkë të gjashtë anëtarët, në këtë hapësirë 4 me 4 metra. Është shumë ftohtë, këtu e kemi dhomë gjumi, kuzhinë, krejt veç këtë hapësirë të shndërruar në këtë dhomë, është shtëpia jonë”, thotë Cakolli për “Zërin”.Ai është munduar të mbyllë vrimat që të ftohtit dhe shiu të mos depërtojë në dhomë. As kjo përpjekje e tij nuk ka kryer punë. Të ftohtit ka mundur përpjekjen e babait dhe ka depërtuar në trupat e njomë të fëmijëve të tij.Cakolli thotë se nuk e ka menduar kurrë se në Kosovën shtet nuk mund të gjejë përkrahje për ndihmë nga asnjë institucion.“Kam kërkuar punë, nuk ka, kam kërkuar të më ndihmojnë të ndërtoj shtëpi, nuk kam marrë ndihmë. Nuk di si t’ia bëj. Me duar të miat do ta hapja varrin që të futem në të, të vdes veç nëse e di që dikush do ta ndërtojë një shtëpi për fëmijët e mi. Sot vdes me qef”, tha Cakolli.

Shpresa e tij e vetme për një kulm mbi kokë nuk drejtohet më nga institucionet, por nga qytetarët. “I lus donatorët anembanë nga janë në diasporë që të ndajnë një cent për familjet e varfra, siç jam unë edhe shokë të tjerë”, thotë ai.Ai rrëfen se varfëria i ka përcjellë edhe më parë.“Edhe më parë, edhe tani jemi në një gjendje shumë të vështirë, të papunë, të pashkollim. Prindërit tanë nuk kanë pas kushte me na shkollu dhe tash ne jemi tu heq keq”.Tani ai thotë se fati i tij po i përcjell edhe fëmijët e tij që të mbesin pa shkollë sikurse ai në mungesë të kushteve ekonomike.“Ëndrra ime është vetëm një kulm ta kisha pas, sot të vdes ose atë ditë që hyj në shpi me duar të mia e kisha rrmih varrin vetë vetëm një kulm për fëmijët me pas”, thotë Cakolli.Nuk marrin as ndihmë sociale nga shteti

Ai rrëfen sesi ka provuar disa herë të hyjë në punë. Nuk i ka munguar interesimi të punojë vetëm që të sigurojë bukën dhe veshmbathjen për fëmijët, por asnjëherë nuk ka marrë përgjigje pozitive në interesimin e tij për punë.Madje kjo familje nuk gëzon as ndihmë sociale“Jo, nuk marr social, as nuk marr ndihma, përpos te Kryqi i Kuq, prejse ka filluar pandemia më kanë ofruar ndihmë se ma herët nuk kam marrë. Gjatë kohës së pandemisë kam qenë shumë ngushtë për ushqim, kam pasur ushqim vetëm për tri ditë të sigurt”, thotë Cakolli për “Zërin”.I mungojnë barnat për djalin e vetëm e të sëmurëSikur të mos mjaftonte kjo, kryefamiljari Fatmiri ka problem të sigurojë ilaçet për djalin 11 vjeç Arlindin, i cili para pesë vjetësh kishte pësuar sulm në tru.“Jetoj me kushte siç po i shihni vetë, djalin e kam sëmurë, ka pasur sulm kur u kanë 7-vjeçar, e mbajmë me kokrra. Me kalimin e kohës djali bahet ma mirë. Nga 8 euro 10 euro i kushtojnë barnat”, thotë ai, derisa tregon se terapia për djalin i ka mbaruar dhe nuk ka pasur më t’i japë ilaçe.

“Veç edhe për një ditë pata hapa për djalin. Nuk kisha ku me kërku ndihmë. Kam dalë para orës 06:00 për me mbledh kpurdha që t’i shes dhe t’ia siguroj barnat djalit”, thotë Cakolli.Dy vajzat shembullore të familjes ndërpresin shkollimin, shkak kushtet ekonomikeSkamja i ka detyruar dy vajzat e kësaj familjeje të ndërpresin shkollën. Ato kanë vijuar shkollën vetëm deri në klasën e nëntë. Këtu ka përfunduar jeta e tyre shkollore. Ndërsa vajza e vogël me sukses të shkëlqyeshëm, e cila ka arritur tani në klasën e nëntë, rrezikon ta jetojë fatin e dy motrave më të mëdha, të mos e vijojë më tej shkollën.

Për të gjithë të interesuarit që duan të ndihmojnë këtë familje, ky është numri i kontaktit të kryefamiljarit Fatmir Cakolli, numri i telefonit: 045293417, si dhe numri i llogarisë në bankë: 1507011002057986, Raiffeisen Bank Kosovo – për transferime ndërkombëtare. SWIFT Code: RBKOXKPRXXX IBAN XK051507011002057986 Raiffiesen Bank Kosovo.(Për shkak të zonës rurale, telefoni i kryefamiljarit shpesh nuk ka as valë. Numri alternativ për t’i ndihmuar familjes: 049340104).blob:https://www.facebook.com/4b95d478-cbc6-48e2-9f8b-34ff2b992a17