Fahri Xharra: Nuk kemi më burra të nderit ne Shqiptarët


Mos pyetni pse. E dini vet, pse kjo heshtje . Jeni dëshmitarë të heshtjes mbarëshqiptare. Jemi dëshmitarë të frígës mbarëshqiptare; nuk kemi më burra të nderit, te mendjes dhe te pendes qe i dalin zot kësaj nënë që po mbet velem si fosile e së kaluarës .Ore, ju nuk shini se ç`po ndodhë me shqiptarinë? Jeni verbuar ! Jeni shurdhuar! Ju kanë lënë mëndet?Si munden një grusht matrapazësh që nuk kanë as po as jo në kokën e tyre, që ta shkrryejnë Nënën e Madhe ?

-0, si nuk kam një grusht të fortë, t’i bij mu në zemër malit që s’bëzanë, ta dij dhe ai se ç’domethanë i dobët dhe tradhtarë ? Shqipëri, ku i ke bijtë e tu me të cilët krenoheshe, që tani ta sjellin turpin ?“Shqipëria hesht. Edhe pse përditë mbi lëkurë të saj, në lojë varrimtare, Por më rren shaka, shpresa gënjeshtare.”Shqipëri më dukesh se je n`agoni si një vigane e lodhur ; të lodhën bijtë e tu, të lodhi mashtrimi i bijve të tu. Të lodhi heshtja, të lodhi mungesa e pendës që nuk di të shkruan .

Bta po tallet me ty, e ti hesht ! E di ti e mjera Shqipëri që bijtë e tu për një grusht eurosh po të shkallmojnë, po të dërmojnë, po të grímcojnë, po të hedhin në shportën e harresës përfundimtare.!“Shqiptarët heshtin – dhe në heshtje qesh. E vetëm dikush vuen – dhe në vuejtje v’des.Po ai dikushi, kur? heu! kur ka për t’u qesh? Apo ndoshta duhet ma parë të v’des? Nga Fahri Xharra.