Erdogan telefonon Thaçin dhe Ramën në mes të tensioneve në Mesdhe


Teksa tensionet në Mesdheun Lindor nuk janë ulur ende, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan komunikoi veçantë në telefon me homologun e tij Hashim Thaçi e atë serb, Aleksandar Vucic dhe të cilët ka diskutuar zhvillimet rajonale dhe hapat për të forcuar marrëdhëniet me të dy vendet.Mediat turke shkruajnë se gjatë bisedave telefonike me kreun e shtetit turk, Thaci dhe Vucic ranë dakord për të forcuar bashkëpunimin me Turqinë dhe për konsultime mbi çështje dypalëshe e rajonale.Telefonata e Erdoganit vjen disa ditë pas firmosjes së marrëveshjes ekonomike Kosovë-Serbi në Washington, dhe në një kohë të trazuar për të, për shkak të përplasjes me Greqinë mbi kërkimet eksploruese për hidrokarbure në Mesdhe.

Një ditë më parë, vendet jugore të BE’së, të rreshtuara në krah të Athinës, e kërcënuan Ankaranë me sanksione, ndërsa kjo e fundit nuk tërhiqet nga linja e saj e përgatitet të nisë pranë brigjeve të Qipros veriore një stërvitje ushtarake ku do të përdoren municione të vërteta.