Erdogan i sfidon të gjithë, viziton Kishën e Shën Sofisë të kthyer në xhami dhe publikon foto brenda saj


Erdogan i sfidon të gjithë, viziton Kishën e Shën Sofisë të kthyer në xhami dhe publikon foto brenda sajPresidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka vizituar Xhaminë e Shën Sofisë e cila do të hapet për faljen e namazit pas 86 vitesh, të premten më 24 korrik me namazin e xhumasë.Erdogan qëndroi në Xhaminë e Shën Sofisë rreth një orë ndërsa u informua rreth punimeve të kryera për hapjen nga ministri i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy dhe guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya.

Atë e shoqëruan drejtori i Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu dhe kryetari i Çështjeve Fetare (Diyanet) të Turqisë, prof. dr. Ali Erbaş. Në dalje të Xhamisë së Shën Sofisë presidentin Erdogan e prisnin qytetarë të shumët.Kujtojmë se, Gjykata e Lartë në Stamboll ka rrëzuar një dekret të qeverisë të vitit 1934 që e shndërroi Shën Sofinë në muze, duke i hapur rrugën shndërrimit në Xhami, pavarësisht reagimeve kundër nga disa shtete, përfshirë edhe SHBA.Shën Sofia ka qenë një prej Kishave më të famshme të Kostandinopojës, por pas pushtimit nga osmanët, u shndërrua në Xhami. Në vitin 1934, qeveria turke e kohës dha vendimin për shndërrimin e saj në muze.