Erdogan: Bota duhet ta dijë se Stambolli është në duart e muslimanëve


Erdogan: Bota duhet ta dijë se Stambolli është në duart e muslimanëveDeklaratat provokuese kundër vendëve europian vazhdojnë të vijnë nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, dy ditë pas rikthmit të Shën Sofisë në xhami.

Në fjalën e tij të mbajtur në ceremoninë e përurimit të godinës së re të Drejtorisë së Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës (MIT) në Stamboll, Presidenti Erdogan tha: “Shohim se edhe pse kanë kaluar shekuj nga ngadhënjimi në Stamboll ata nuk mund të pranojnë që ai ndodhet në duart e popullit turk dhe të myslimanëve”.

Duke vënë në dukje që çdo hap i hedhur çdo aktivitet i Turqisë tërheq vëmendjen e tërë botës, kreu i shtetit turk tha:“Gjatë procesit të hapjes për adhurim të xhamisë së Shën-Sofisë pamë që ka edhe të tillë që nuk mund të pranojnë që Stambolli prej vitit 1453 e këtej është tokë turke”.