EKSKLUZIVE: Veton Surroi është i gatshëm për t’u bërë president


Publicisti Veton Surroi ka dhënë një lajm të madh për kolegët nga Grupi Koha. Ish-lideri i partisë tashmë të shuar, ORA, ka konfirmuar ekskluzivisht për KTV’në se është i gatshëm ta marrë pozitën e presidentit të Kosovës.

Një gatishmëri të tillë Surroi e ka shprehur pasi që nga dita kur është ngritur aktakuzë nga Gjykata Speciale për presidentin Hashim Thaçi, këtij të fundit nga qarqet e ndryshme i është kërkuar dorëheqje. Ndërsa, ai vetë sot ka bërë të ditur se nuk e ka ndërmend ta bëjë një veprim të tillë, të pakten deri në konfirmimin e aktakuzës.