E TME*RRSHME!U Detyrua Nga Babai, 12-Vjeçarja Martohet Me Dy Burra Brenda…


Një vajzë 12-vjeçare është shpëtuar nga autoritetet në Kenia pasi ishte martuar me dy burra brenda një muaji.Babai i vajzës, në qarkun Narok në perëndim të kryeqytetit Nairobi, e detyroi atë të martohej me një 51-vjeçar.Mirëpo, vajza shpëtoi dhe më pas u martua me një 35-vjeçar. E mitura u arrit të shpëtohej nga një organizatë për të drejtat e fëmijëve dhe zyrtarët qeveritarë.

Në Kenia, martesa me dikë që është nën 18 vjeç është një krim.“Babai ia dha dorën burrit të moshuar për t’u martuar. Ajo nuk kishte mundësi tjetër sesa të martohej me një më të ri,” tha për BBC Joshua Kaputah nga Shoqata e Paqes në Qarkun Narok.Kaputah shtoi se varfëria dhe mbyllja e shkollave për shkak të pandemisë kanë luajtur një rol në rritjen e rasteve të martesave të fëmijëve.

Familjet jetojnë në varfëri ekstreme dhe ndodh që fëmijët e tyre t’i martojnë në këmbim të lopëve, shkruan abcnews.al.Gazeta Standard në Kenya raporton se pasi dhëndri i parë ofroi katër lopë si pajë, vajza kundërshtoi martesën, por më pas u rrah nga kushërinjtë e saj.“Unë shpëtova dhe duke qenë se nuk mund të kthehesha në shtëpinë e babait tim nga frika se mos qortoheshin, unë zgjodha një burrë 35-vjeçar, i cili ishte martuar”, citohet ajo të thotë në Standard.Kaputah tha se babai i vajzës më pas e kishte gjetur atë dhe e kishte çuar përsëri te 51-vjeçari. Policia është në kërkim të babait dhe dy burrave që ishin martuar me vajzën, raportojnë media lokale.