E thotë Kurti: Grenell ka qëndrim të njëjtë me Beogradin


Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tash e disa kohë nuk po gjen pajtim me emisarin amerikan, Richard Grenell, teksa së fundi thotë se ky ka qëndrim të njëjtë me Beogradin për taksën, Kështu tha ai sot në një intervistë, teksa shtoi se e ka kritikuar Grenellin njëjtë si UNMIKUN e EULEX’in.

“Unë e kam kritikuar Grenellin, ashtu si Unmikun e Eulexin, këta duke u thirrur në BE e OKB, ndërsa Grenellin duke u thirrur në SHBA.Grenell ka qëndrim të njëjtë për një çështje me Beogradin, për tarifën 100 përqind dhe braktisjen e reciprocitetit.”, ka thënë Kurti në këtë intervistë.