E Kujtoni Melekun E Vogël Dhe Të Bukur? Shkoni Prindërit E Saj Të Vërtetë: Sa Shumë I Do!


Beren Gokyildiz ose siç e njohim tashmë në serialin turk “Nënë” është bërë një personazh shumë i dashur edhe në vendin tonë.Roli që ajo interpreton në këtë serial, ka bërë që të “thyejë” zemrat e shumë teleshikuesve, pasi ajo shpesh është vënë përballë situatave të vështira për moshën e saj, duke i superuar ato sikurse një e rritur.

Marrëdhënia e “keqe” më nënën reale në serial ka bërë që ajo të kërkojë ngrohtësi diku tjetër, tek mësuesja e saj Zejnep e cila nuk ka hezituar t’i ofrojë ngrohtësi dhe mbështetje, pavarësisht situatave të ndryshme që i ndjekin në vijimësi.Megjithatë këtë herë po flasim për jetën e vërtetë të “Melek”, aktores 8 vjeçare e cila vjen nga një familje e mrekullueshme.Beren është vajzë e vetme dhe për prindërit e saj është bekim.Nga një vështrim i lehtë në llogarinë e saj Instagram, vihet re marrëdhënia e ngushtë që ajo ka me prindërit e saj, të cilët e ndjekin hap pas hapi në çdo projket, duke u bërë krah i djathtë për të.