E fundit/ Koronavirusi nuk kursen yjet, Cristiano Ronaldo rezulton pozitiv!


Raportohet portugezi ka bërë tamponin disa ditë më parë, ku u grumbullua me kombëtaren. Ndërsa përgjigja e cila rezultoi pozitive është njoftuar disa minuta më parë. Kujtojmë që para dy ditësh Ronaldo luajti titullar në supersfidën ndaj Francës e cila përfundoi me rezultatin 0-0.

Pas situatës alarmante të krijuar tek ekipi i Interit si pasojë e koronavirusit, raportohet se edhe ylli i Juventusit Cristiano Ronaldo ka rezultuar pozitiv me virusin

Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me sulmuesin, do të qëndrojë në Portugali për të kryer karantinën atje apo do të lejohet të kthehet në Torino.